Showbiz

Beyonce homazhe për Kim Porter: “Parajsa të priste me padurim”

Edhe Beyonce i është shtuar listës së pafundme të homazheve kundrejt modeles dhe aktores së ndjerë Kim Porter e cila u nda nga jeta javën e kaluar në moshën 47-vjeçare.

Këngëtarja e hitit “Apeshit” shpërndau në platformat e saj sociale 3 foto të së ndjerës në 3 periudha të ndryshme të jetës së saj. E para kur ishte vetëm një vajzë e vogël, e dyta ku Kim shfaqet me mamanë e saj dhe e treta, një foto në tapetin e kuq ku e ndjera shfaqet me binjaket e saj.

“Parajsa të priste me padurim” ,-shkruan Beyonce në diçiturën e fotos e cila prej vitesh ka qenë një ndër mikeshat më të ngushta të modeles. Ajo u përcoll për në banesën e fundit më datë 24 nëntor ndërkohë që shkaku për vdekjen e saj të parakohshme ende nuk është i ditur.