Sociale

Bie nga kati i dytë një fëmijë në Sarandë, dërgohet në Spitalin e Traumës

Një fëmijë katër vjeçar është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë i banesës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas mesditën e sotme rreth orës 15:20, në fshatin Berdenesh, Sarandë.

Fëmija do të dërgohet në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Vijon….