Rrëzimi i një peme të vjetër në rrugën nacionale vështirësoi për disa orë kalimin e automjeteve në zonën e “Ujit të ftohtë” në Tepelenë. Pema kishte zënë të gjithë trasenë e rrugës që u lirua pas ndërhyrjes së bashkisë. Për fat të mirë nga rrëzimi i pemës nuk ka patur të lënduar, apo dëmtime të rrugës.