Aktualitet Politikë

Bien sanksionet, Sali Berisha mund të udhëtojë drejt SHBA-ve!

Sali Berisha, është liruar nga sanksionimi i shpallur plot pesë vite më parë nga sekretari i Shtetit i kohës, Antony Blinken që i pengonte atij dhe familjes, hyrjen në SHBA.

Ky vendim i marrë, për hyrjen në SHBA, iu komunikua nga Departamenti i Shtetit, në një bisedë telefonike disa minutëshe nga e ngarkuara me punë e SHBA-ve, Nancy VanHorn.

Sanksioni ndaj Berishës dhe familjarëve të tij ishtë vënë më 19 maj të vitit 2021.

Asokohe, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e komunikoi duke argumentuar se Berisha ishte përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike. Kreu i demokratëve i ka mohuar vazhdimisht akuzat.

Ndërkohë në mbërritjen e tij në Kuvend ku u prit me duartrokitje nga deputetët e opozitës, kreu demokrat tha:

Unë erdha. U krye!