Live From Tirana

Big Brother në jetë reale?! Alfred Cako: “Do të na kontrollojnë me chip, kamera edhe brenda shtëpive…”

BEST OF LIVE FROM TIRANA

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Alfred Cako. Cako ndau me publikun dhe disa teori konspirative, ku sipas tij në të ardhmen e afërt njerëzit do të kontrollohen nëpërmjet chipit:

Do të kontrollojnë temperaturën e trupit, këtë do ta bëjnë përmes një mikro-chipi. Aty do të futin dhe të dhënat tona, nuk kemi pse të mbajmë pasaporta, patenta. Dhe thua ti që qenka gjë e bukur kjo, të mbajmë këtu paratë, të gjitha të dhënat tona biometrike, madje të hapim derën e makinës tonë nga larg, të ndezim dritat e shtëpisë nëpërmjet mikro-chipit. Mirëpo nëpërmjet chipit edhe mund të të vrasin, se lëshojnë një valë të personalizuar nëpërmjet antenave dhe satelitëve, të lëshojnë një valë me frekuencë shumë të lartë dhe të vjen vetëm ty, sepse këto janë antena që i ke ti brenda në trup. Vetëm numri i chipit që ke ti, e tërheq valën dhe ti mund të vdesësh dhe në gjumë. Pra do bëhen njerëzit më keq se në komunizëm, do të kenë frikë të flasin kundër sistemit, do të jenë gjithmonë të monitoruar, kë takojnë, me kë rrinë. Pra syri i ‘Big Brother’, përveç të gjitha kamerave që kanë vendosur ngado që shkojmë ne, është duke u ndërtuar ‘Big Brother’ i madh që do të kontrollojë të gjithë njerëzit. Nuk do të ketë jetë private fare. Pastaj do të nxjerrin një ligj, kur të ndodhë një vrasje në familje, që do vrasë burri-gruan apo gruaja-burrin, do ngrihen në parlament këta të shiturit ose idiotët, që të vendosin dhe kamera brenda shtëpive…