Me shumë mundësi, Donald Trump do ta rrëzojë Marrëveshjen Bërthamore me Iranin. Presidenti Francez, Emmanuel Macron e pranoi se mund të ketë dështuar në përpjekjet për ta bindur shefin e Shtëpisë së Bardhë, të mos e hedhë në erë paktin e firmosur tre vjet më parë. Macron shprehet se “Për veprimin e Trump-it nuk ka informacione sekrete”, por se “bazohet në ndjesi personale”.