Bota

“Blackout” në Spanjë, kryeministri Sanchez: Nuk ka informacione përfundimtare për sulm terrorist!

Kryeministri spanjoll ka thënë se ndërprerja e energjisë elektrike e djeshme nuk është shkaktuar nga Spanja që gjeneron një sasi të madhe energjie nëpërmjet burimeve të rinovueshme ndërsa thekson se mundësia e një sulmi terrorit nuk është e përjashtuar.

Pedro Sanchez u tha gazetarëve se teknikët po përpiqen ende të përcaktojnë shkakun e ndërprerjes së energjisë elektrike.

Rezultatet e hetimeve të tyre do të përdoren për të përforcuar sistemin, shtoi ai.

 “Ajo që ndodhi dje nuk mund të ndodhë më kurrë”, u shpreh ai.

Ndërsa një vlerësim paraprak nga operatori spanjoll i rrjetit elektrik REE ka përjashtuar një sulm kibernetik Sanchez tha se autoritetet e sigurisë kibernetike të vendit po hetojnë një mundësi të tillë.

Operatori kombëtar i rrjetit elektrik të Spanjës ka thënë në përditësimin e tij të fundit se 99.16% e kërkesës për energji elektrike tani është rikuperuar.

Red Electrica shtoi se 100% e nënstacioneve të rrjetit të transmetimit janë tani funksionale.

Ky përditësim vjen ndërsa puna vazhdoi gjatë natës për të rikthyer energjinë elektrike në vend pas ndërprerjes së madhe.

Kryeministri i vendit u tha gazetarëve se 50% e Spanjës kishte energji elektrike rreth orës 22:30 sipas kohës së Mbretërisë së Bashkuar.