Shefi ekzekutiv i kompanisë Telegram, Pavel Durov i bëri thirrje mbështetësve në Rusi që të organizojnë protesta, për të kundërshtuar përpjekjet e Qeverisë për të bllokuar aplikacionin. Ai ftoi mbështetësit që të organizojnë një tubim të dielën, më 29 prill. Autoritetet ruse kanë bllokuar qasjen në këtë aplikacion, pasi Telegram ka refuzuar që të ndajë të dhënat me Shërbimin Federal të Sigurisë.