Pesë persona të cilët ishin nisur për piknik, mbetën të bllokuar në malin e Tomorit, në Berat. Ata ishin duke udhëtuar me një automjet por humbën orientimin në mal. Ministria e Mbrojtjes reagoi për ngjarjen duke deklaruar se pas një telefonate për ndihmë, një helikopter i Forcave të Armatosura u nis menjëherë për t’u ardhur në ndihmë. Ka qenë pikërisht helikopteri i FA i cili ka evakuuar nga Mali i Tomorit të gjithë ekskursionistët, ku siç mësohet asnjë prej tyre nuk ka pasur probleme shëndetësore.