FIFA publikoi të dhënat sa i përket biletave të shitura të Botërorit që pritet të nisë nesër. Tifozët amerikanë kanë blerë më shumë bileta të Kupës së Botës se çdo vend tjetër edhe pse përfaqësuesja e SHBA-së nuk arriti të kualifikohej. FIFA tregon se në total janë shitur 2.4 milionë bileta për këtë kompeticion, ku do të zhvillohen 64 ndeshje. Pas SHBA-së numri më i lartë i biletave të shitura është shënuar në Brazil, me 72.512 bileta.