Donald Trump bie sërish në tundim. Sipas asaj që zbulpn Talk Sport, presidenti i SHBA do të ngrejë trofeun e Kupës së Botës pas finales së 19 korrikut që do të luhet në MetLife Stadium të New Jersey së bashku me skuadrën që do të triumfojë në këtë turne.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë që sapo ka festuar 80 vjetorin e tij të lindjes do të ngjitet në podiumin e ceremonisë së dorëzimit të trofeut bashkë me mikun e tij, presidentin e FIFA, Gianni Infantino për të përsëritur atë që ndodhi edhe vitin e kaluar në Botërorin e Klubeve ku ai u pa bashkë me futbollistët e Chelsea në festën e triumfit të Bluve të Londrës.
Por në atë kohë, prania e Trump në podium bashkë me Chelsea shkaktoi shumë polemika dhe nuk ishin të paktë ata që e akuzuan presidentin e SHBA se ndërhyn më tepër seç duhet aty ku nuk i takon.