Aktualitet

Bordi i Transparencës njofton tarifat e reja të karburanteve

Bordi i Transparencës ka njoftuar ndryshimin e çmimeve të karburanteve në vend, duke bërë me dije se nafta shënon ulje në tregun me pakicë dhe shumicë.

Sipas vendimit zyrtar, çmimi i shitjes me pakicë i gazoilit të standardit SSH EN 590 është përcaktuar jo më shumë se 180 lekë për litër, ndërsa në shumicë jo më shumë se 168 lekë për litër.

Ndërkohë, benzina e standardit SSH EN është vendosur në jo më shumë se 168 lekë për litër në shitje me pakicë dhe 156 lekë për litër në shitje me shumicë.

Vendimi i Bordit hyn në fuqi sot, më 16 qershor në orën 14:00, dhe do të jetë i vlefshëm deri në mbledhjen e radhës, ku priten ndryshime të reja në varësi të lëvizjeve të tregut ndërkombëtar.

Autoritetet paralajmërojnë operatorët e tregut të karburanteve për zbatimin strikt të çmimeve të përcaktuara, duke theksuar se në rast shkeljesh mund të merren masa administrative deri në pezullimin e aktivitetit.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë deklarojnë se mbeten të angazhuara për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në tregun e karburanteve në Shqipëri.