Sport

Botërori futboll, “kujdes”!

 Bashkë me Botërorin “Rusi 2018” që starton sot në 17:00 me sfidën Rusi-Arabi Saudite, vijnë dhe rekomandimet për sigurinë. Agjencitë amerikane e britanike të Inteligjencës paralajmëruan tifozët që udhëtojnë në Rusi se telefonat celularë dhe kompjuterat mund t’iu piratohen nga hakerat. Këshillohet të mos merren pajisje që nuk janë të domosdoshme, ndërsa ato që kanë me vete, t’iu hiqet bateria, nëse nuk i përdorin.