Sport

Botërori i klubeve, Ceferin përplaset me Infantinon

Ka shkaktuar revoltë tek Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin, tentativa e FIFA-s për të sjellë reformë në Botërorin e Klubeve. 50-vjeçari ka reaguar i irrituar ndaj veprimeve të fundit të ndërmarra nga presidenti i qeverisë së futbollit botëror Giani Infantino, që është këshilluar vetëm më disa entitete të futbollit, më saktësisht disa klube të mëdha, për të diskutuar mbi reformat dhe projektin e krijimit të një lige të re të Kombeve.