Në këto çaste nisi përballja mes Japonisë dhe Kolumbisë, pjesëmarrëse në grupin H. Ndryshe nga 4 vite më parë këtë herë Kolumbia e Pekerman mund të mbështet edhe kapiteni Radamel Falcao ndërsa James Rodriguez ka më shumë eksperiencë dhe do të provojë t’i mahnisë të gjithë sërish me golat dhe asistet e tij. Në orën 17 do të kemi sfidën Poloni-Senegal ndërsa në orën 20:00 Rusi-Egjipt.
Maçoku orakull bën një tjetër parashikim. Pas gjetjes së fitores së parë të Rusisë përballë Arabisë Saudite, Akili ka nxjerrë sërish triumfues ekipin kombëtar të vendit organizator të botërorit. Rusia do të luaj sot në mbrëmje ndaj Egjiptit në Shën Peterburg. Vendasit kanë kryqëzuar gishtat duke shpresuar shumë në kualifikimin për në turin tjetër.