Sport

Botërori ndalet për dy ditë, çerekfinalet premtojnë spektakël

Dy ditë pushim, për të rikuperuar sa më shumë të jetë e mundur forcat, përpara atyre që konsiderohen si fazat më të ethshme të kampionatit botëror të Rusisë. Në garë për trofeun më të lakmueshëm për kombëtare kanë mbetur vetëm 8 pretendentë, të cilët mes së premtes dhe së shtunës do të sfidohen mes tyre për çerekfinalet e turneut “Rusi 2018”.