Kozakët pritet të patrullojnë rrugët në Moskë, gjatë zhvillimit të Kupës së Botës. Në fundjavë, ata bashkuan forcat me policinë, për të shtypur protestën që i parapriu betimit të Vladimir Putinit, për të 4-tin mandat presidencial, gjatë ditës së sotme. Mbi 700 vetë u arrestuan, mes tyre lideri opozitar Alexei Navalny, i cili do të dalë në gjyq, më 11 Maj.