Sport

Botërori “Rusi 2018”, ndëshkohet Meksika dhe Serbia

Nisin gjobat në Botëror. Komisionet Disiplinore të FIFA-s ndëshkojnë Meksikën dhe Serbinë për sjelljen e keqe të tifozëve respektivë. Skuadra latine do të gjobitet për koret homofobe në ndeshjen e parë kundër Gjermanisë, ndërsa Serbia për banderola fyese, të shfaqura në stadium gjatë ndeshjes me Kosta Rikën.