Botërori i Futbollit në Rusi që nis pas 4 ditësh, po paraprihet nga parashikimet për ekipin fitues. Sipas së përditshmes “Marca”, si favoritë kryesorë shihen Brazili dhe Gjermania, të ndjekur nga Spanja, Franca, Argjentina e Belgjika. Dhjetëshen e skuadrave favorite për triumfin final në Kupën e Botës e mbyllin Anglia, Portugalia, Uruguaji e Kroacia. Gjithashtu, janë vënë kuota për futbollistin që do të jetë shënuesi më i mirë i turneut. Sipas kompanive të basteve, ky titull do t’i takojë brazilianit Neymar.