Sport

Botërori, Rusia fiton ndaj Arabisë Saudite

Rusia nis me këmbë të mbarë Botërorin. Para pak çastesh përfundoi ndeshja hapëse e Botërorit, Rusi – Arabi Saudite me rezultatin e thellë 5 – 0. Golat për vendasit u shënuan nga Gazinsky, Cheryshev, Dziuba dhe Golovin. Sfida e parë e edicionit të 21-të të Kupës së Botës “Rusi 2018” në Futboll, u parapri nga një ceremoni madhështore ku pjesë e saj ishin ylli i popit, Robbie Williams, ikona e futbollit brazilian Ronaldo, dhe sopranoja e njohur ruse, Aida Garifullina.