Sport

Botërori, Orakulli Akil jep parashikimin për ndeshjen Rusi-Arabi Saudite

Tifozët e Rusisë janë të gëzuar para ndeshjes hapëse të Botërorit, kundër Arabisë Saudite pasi Orakulli ka parashikuar fitoren e vendasve. Bëhet fjalë për macen e bardhë Akil, e përzgjedhur për të parashikuar rezultatet e ndeshjeve të Botërorit. Macja e cila vjen nga një muze i qytetit Shën Petërburg, e vendosur para dilemës së ushqimit, preferoi vazon e Rusisë. Që nga Kupa e Botës së para 8 viteve çdo event i rëndësishëm futbollistik ka parashikuesin e tij nga bota e kafshëve.