Deputeti i PS, Erion Braçe, në Komisionin e Ekonomisë, tha se rënia në sektorin e bujqësisë dhe industrisë është një shqetësim për vendin.
Ai theksoi se nuk është e drejtë që një bujk të detyrohet të punojë sanitar.
“Ekzistojnë sepse themi se Bankës së Shqipërisë i kanë ngelur edhe dy tre muaj. Shqetësimet që kam lidhen drejtpërdrejt me disa problematika që u mundova ti përmend edhe në deklaratën e tij. Së pari mbi të gjitha lidhet me ekonominë dhe prodhimin neto.
LEXO EDHE: Pankarta shkëputet nga podiumi teksa fliste Rama, batuta: Nëse kishit nevojë për ilustrim të krizës…
Është një problem që vjen nga viti 2024, por është materializuar edhe në 2025. Rënia e prodhimit industrial dhe bujqësor dy nga degët më të rëndësishme të vendit. Kanë pasur një impakt në rënien e eskportit. Veçanërisht në këto dy fusha që kanë edhe një pjesë shumë të gjerë të punësimit.
Ky është një shqetësim i përsëritur. Por në qoftëse se një vit më herët kishim efektet të tërmeteve pandemi dhe luftë. Tani që jemi konsoliduar rënia në këto dy sektorë është shqetësuar. Rënia e prodhimit industrial e kombinuar në rritjen e fortë të turizmit. Kemi ndryshimi strutkturore të ekonomisë kombëtare.
LEXO EDHE: Von der Leyen nga Tirana: “Investime në Ballkanin Perëndimor deri në 4 miliardë euro”!
“Pyetja që kam dhe që materializon këtë ndryshim : A ju duket e drejtë që metalurg të kthehet në kamarier? Ju duket e drejtë që një bujk të kthehet në sanitar?
Unë mendoj që jo”, tha Braçe.