Showbiz

Brad Pitt humb nënën e tij, Jane Etta Pitt!

Aktorin e famshëm të Hollywood-it, Brad Pitt, e ka prekur një humbje e madhe familjare. Nëna e tij, Jane Etta Pitt, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.

Lajmi i hidhur u konfirmua nga një anëtar i familjes përmes një postimi prekës në Instagram, ndërsa raportimet tregojnë se Jane u nda nga jeta gjatë ditëve të fundit.

Brad Pitt ka pasur gjithmonë një marrëdhënie të veçantë me nënën e tij, të cilën e ka cilësuar si “shtyllën e familjes”. Pesë vite më parë, ajo kishte organizuar një mbledhje të madhe familjare për të bashkuar të afërmit.

Jane Pitt, një ish-këshilluese familjare, nuk ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes, por ka shoqëruar të birin në disa evente të rëndësishme në tapetin e kuq, përkrah bashkëshortit të saj, William.

Familja Pitt nuk ka lëshuar ende një deklaratë zyrtare, ndërsa fansat nga e gjithë bota po shprehin ngushëllimet e tyre për aktorin 61-vjeçar.