Bota

Brazil, dy helikopterë përplasen në ajër, humbin jetën të gjitha personat që ishin në bord!

Gjashtë persona humbën jetën kur dy helikopterë u përplasën në ajër dhe u rrëzuan në zonën Recreio dos Bandeiras, në jugperëndim të Rio de Janeiros, mëngjesin e ditës së sotme.

Sipas dëshmitarëve, dy helikopterët u përplasën në ajër në rrethana të paqarta. Një zëdhënës i zjarrfikësve tha se asnjë nga personat në bord nuk mbijetoi.

Autoritetet raportuan se gërmadhat e dy helikopterëve ishin të shpërndara në një rreze prej të paktën 100 metrash, ndërsa pjesë të tyre përfunduan edhe në çatitë e ndërtesave përreth.

Afërsisht 45 zjarrfikës me 15 automjete ishin në vendngjarje, ndërsa trafiku në rrugën bregdetare Avenida das Amerikas u ndalua për arsye sigurie. Disa orë më vonë, zjarri u vu nën kontroll dhe ekipet vazhduan të kontrollonin për rrjedhje të mundshme karburanti.

Në të njëjtën kohë, Forcat Ajrore Braziliane njoftuan se është aktivizuar Qendra për Hetimin dhe Parandalimin e Aksidenteve Ajrore (CENIPA), e cila tashmë ka filluar mbledhjen e të dhënave dhe kryerjen e një hetimi paraprak mbi rrethanat e tragjedisë.

LEXO EDHE: Alarm në Shtëpinë e Bardhë! Zyrtarët të frikësuar se dy gazetarë amerikanë kanë siguruar incizime sekrete për dosjen Epstein dhe luftën në Iran!

LEXO EDHE: Mijëra studentë europianë ‘zhduken’ pa shlyer kreditë studentore në Britaninë e Madhe, borxhi arrin në 893 milionë paund