Sport

Brazili, i vetmi që nuk ka munguar në Botëror

Brazili është e vetmja skuadër që nuk ka munguar asnjëherë në një kampion botëror futbolli që nga viti 1930. Për Seleçaon do të jetë pjesëmarrja e 21 në këtë eveniment. Skuadra 5 herë kampione e botës dominon praktikisht në të gjitha klasifikimet historike duke nisur që nga ndeshjet e zhvilluara, deri te titujt e fituar. Pas Brazilit, gjendet Italia me 18 pjesëmarrje, por  këtë radhë Të Kaltrit do të jenë mungesa e madhe e Kupës së Botës “Rusi 2018”.