Bota

Britania hap hetime të reja ndaj televizionit rus RT

Rregullatori i medias në Britani tha se ka hapur tre hetime të reja ndaj transmetimeve të televizonit rus Russia Today. Ofcom tha se ka pasur “rritje të konsiderueshme” në numrin e transmetimeve të RT-s që kanë shkaktuar shqetësime që nga sulmi me agjent nervor ndaj Sergei Skripalit dhe vajzës së tij. Britania fajëson qeverinë e presidentit rus, Vladimir Putin, për sulmin ndaj Skripalit në qytetin Sallsbëri të Anglisë. Moska ka mohuar përfshirjen.