Shitjet e reja të makinave me benzinë e naftë do të ndalohen pas vitit 2040 në Britaninë e madhe. Rregulli i quajtur “Rruga drejtë Zeros”, do të ndalojë komplet shitjet e makinave, të cilat nuk janë të afta që të udhëtojnë 80 kilometra vetëm me bateri. Makinat me karburante alternative, si dhe ato me hidrogjen, së bashku përbëjnë vetëm 5.6 për qind të shitjeve të makinave të reja, por që numri i tyre është duke u rritur shumë shpejt.