Këngëtarja e famshme Britney Spears ka përfunduar kurimin e saj në një spital spikiatrik ku qëndroi gati 1 muaj.
Ajo u shpreh se do shkëputej përkohësisht nga muzika në mënyrë që të rikuperohej plotësisht. Problemet e saj me ankthin dhe depresionin nisën pasi i ati u diagnostikua me një sëmundje në zorrën e trashë dhe ajo duhej të kujdesej çdo ditë për të.
37-vjeçarja është fotografuar për herë të parë pas daljes nga psikiatria ndërkohë që i dashuri i saj Sam Asghari po e mbronte nga paparacët.
Britney dukej në formë të mirë dhe fansat e saj po shpresojnë që shkëputja nga muzika të mos zgjasë shumë kohë.