Showbiz

Britney Spears lajmëron tërheqjen nga muzika për një kohë të papërcaktuar

Pak orë më parë këngëtarja e famshme Brtiney Spears lajmëroi se do të tërhiqet përkohësisht nga muzika pasi babai i saj është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë në shtyllën kurrizore.

Me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, ylli i muzikës pop shprehu keqardhjen për këtë vendim të papritur por momentalisht ajo çfarë është më e rëndësishme për të është të qëndrojë pranë të atit.

37-vjeçarja pritej të niste një tune koncertesh për spektaklin më të ri të saj të quajtur “Britney: Domination”, por kjo nuk ka për të ndodhur dhe as vetë këngëtarja nuk e di se sa kohë do të marrë në dispozicion larg muzikës.

Ky turne pritej të niste më 13 shkurt dhe të përfundonte në muajin gusht.