Showbiz

Britney Spears në gjendje të rëndë mendore, shtrohet në një qendër rehabilitimi

Raportohet se këngëtarja e famshme Britney Spears është shtruar në një qendër rehabilitimi 1 javë më parë dhe do të qëndrojë për trajtim 30 ditë.

Mendohet se ajo po kalon një periudhë shumë të vështirë në jetën e saj pas sëmundjes së babait. Edhe në intervista të mëparëshme Britney ka rrëfyer se babai i saj po has shumë komplikime në zorrën e trashë dhe duket se kjo situatë nuk po përmirësohet.

Javët e fundit ajo është shkëputur nga muzika për tu kujdesur për të atin ndërkohë që kjo gjendje po ndikon shumë edhe në shëndetin e saj mendor.