Këngëtarja e famshme Britney Spears aludohet se është sërish single.
Komentet e fansave nisën menjëherë pasi ajo postoi një poezi të shkurtër në rrjetin social Instagram ku shkruhej: “Jetët tona mund të mos shkonin bashkë por shpirtrat tanë dinin të kërcenin mjaft mirë”.
Ajo nuk bëri asnjë koment tjetër dhe vetëm kaq i mjaftoi ndjekësve të saj që të aludonin për një ndarje të mundshme nga Sam Asghari.
Këngëtarja dhe modeli kanë mbi 2-vite lidhje dhe ky i fundit i ka qëndruar pranë 37-vjeçares në momentet më të vështira.