Showbiz

Britney Spears tërhiqet përfundimisht nga muzika?

Pak javë më parë u bë e ditur se këngëtarja e famshme Britney Spears, princesha e muzikës pop është shtruar në një qendër rehabilitimi për shëndetin mendor.

Problemet e saj nisën pasi babai i saj u diagnostikua me një sëmundje të rëndë nga e cila shëndeti i tij nisi të përkeqësohej ndjeshëm.

Burime pranë saj së fundmi kanë konfirmuar se Britney është e përqëndruar vetëm tek shëndeti i saj mendor dhe ka vendosur të përmirësohet me çdo kusht edhe nëse kjo do të thotë që do të largohet përfundimisht nga muzika.

Këngëtarja ka vendosur të shkëputet nga karriera e saj për një periudhë të pacaktuar kohore por ditët e fundit po mendon seriozisht të mos kthehet më në skenë.