Bota

Bullgari, 2 viktima pas rrëzimit të një helikopteri ushtarak

Një helikopter, model Mi-17, u përplas afër bazës ushtarake të Kroumovos në Bullgari dhe si pasojë humbën jetën dy anëtarë të ekuipazhit. Në vendngjarje u dërguan zjarrfikësit dhe ambulancat, por dy pilotët, humbën jetën, ndërsa inxhinieri i udhëtimit, u gjet në gjëndje të rëndë dhe u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.