Parlamenti i Bullgarisë miratoi planin për të blerë 150 makina ushtarake dhe 16 avionë të rinj luftarakë me vlerë totale 2 miliardë dollarë. Qëllimi është zëvendësimi i avionëve të vjetër të prodhimit sovjetik MiG-29. Ky vendim vjen pas refuzimeve për të fluturuar me ta, të pilotëve ushtarakë bullgarë, për shkaqe sigurie. Sipas planit të miratuar në Parlament, avionët që t’i blejë Bullgaria duhet të jenë në përputhje me standardet e NATO-s.