Aktualitet Sociale

Dyshime bullizimi/ E mitura hidhet nga kati i tretë i pallatit! Dëshmia tronditëse e nënës: E bëri sepse e rrihnin dhe e tallnin në lagje!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Korçë, ku një e mitur, 14 vjeçare, është hedhur nga kati i tretë i një pallati.

LEXO EDHE: Tjetërsimi i pronave dhe vrasja e Edmir Bregut/ GJKKO lë në burg Avdylajn, vëllanë e deputetit të PS dhe atë të “Rrumit”!

Aktualisht ajo ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.  Jashtë kamerave, nëna e saj ka bërë një deklaratë të fortë, ku ka treguar se të bijën e kanë rrahur dhe bullizuar në lagje, sipas raportimit të gazetares së Top Channel, Dhorjela Çule.

LEXO EDHE: Masat e reja ligjore për ndërtimet, Rama: Po shkelët masën 2%, do konfiskohet ndërtesa. Deri në 10% parashikohet…

“Burrin e kam në burg për dhunë në familje, kam katër fëmijë. Erdha në shtëpi nga Barmashi i Kolonjës, në lagjen 14 në Korçë. Vajzën e madhe ma kanë rrahur, edhe vajzën e dytë. Po shtohen bullizimet. Para dy ditësh e ka goditur një vajzë tjetër në kurriz. I thashë asaj që ma goditi që të mos m’i bezdisin vajzat. Sot prapë donte ta godiste. Më goditi dhe mua në stomak, mua më morën në polici. Kur isha unë në polici, vajza u hodh nga kati i tretë. U hodh se e tallnin fëmijët në lagje, i thoshin që mamin ta morën në polici, sepsejeni fshatarë. Merrni masa se nuk më lenë rehat”, shprehet ajo.