Aksident në punë në Minierën e Bulqizës. Viktimë mbeti minatori Medi Hidri. 60-vjeçari po punonte në Zonën D, në momentin e ngjarjes tragjike. Trupi i pajetë i punonjësit të nëntokës ndodhet ende në mjediset e minierës. Ngjarjet e kësaj natyre, me pasoja fatale për jetët e minatorëve janë të shpeshta në Bulqizë.