Bota

Bundestagu gjerman aprovon ligjin për bashkimin familjar

Pas Gushtit, në Gjermani refugjatët me status të pjesshëm mbrojtejeje dhe leje qëndrimi të kufizuar do kenë mundësi të tërheqin anëtarë të tjerë të familjes. Në të gjithë Gjermaninë do të lejohen të vijnë rreth 1000 familjarë çdo muaj. Deputetët e Bundestagut aprovuan ligjin e ri me 370 vota pro dhe 279 kundër. Aktualisht tërheqja e familjeve për këtë grup refugjatësh nuk është e mundur, me përjashtim të disa rasteve të veçanta.