Çahet diga e hidrocentralit të Bunecit në Lukovë duke krijuar rrezik për përmbytje. Deri tani janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa situata po monitorohet nga afër për të shmangur pasoja të tjera. Policia fton qytetarët që të shmangin lëvizjet në zonën e rrezikuar dhe të raportojnë menjëherë për çdo rast emergjence.
Sot, rreth orës 12:38, në Bunec, Lukovë, dyshohet se është çarë diga e hidrocentralit, duke krijuar rrezik për përmbytje.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe emergjencave civile, të cilat po punojnë për të siguruar evakuimin e çdo personi që mund të jetë në rrezik. Deri tani janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa situata po monitorohet nga afër për të shmangur pasoja të tjera.
Policia fton qytetarët që të shmangin lëvizjet në zonën e rrezikuar dhe të raportojnë menjëherë për çdo rast emergjence.
Aktualisht, rruga kombëtare Lukovë-Bunec kalohet vetëm nga automjete të rënda. Ende të paqarta shkaqet e çarjes. Uji ka hyrë në dy biznese bar-restorante në Bunec, si dhe pati dëme në 10 biznese të tjera.