Bota

Tërmet i dyfishtë në Venezuelë, më i forti 7.5 Rihter/ Frikë për masakër!

Dy tërmete jashtëzakonisht të fuqishëm, pak pas njëri-tjetrit, kanë gjunjëzuar Venezuelën, duke shkaktuar viktima e të lënduar, si edhe shembjen e qindra ndërtesave. Më i forti prej tyre ishte i magnitudës 7.5 Rihter.

Paniku dhe dëshpërimi janë përhapur midis njerëzve të cilët, brenda pak minutash, kanë humbur gjithçka, si në kryeqytet, Karakas, ashtu edhe në një zonë të gjerë në perëndim të vendit.

Një kryetar bashkie i qytetit Chacao, një nga më të goditurit, pranoi se kishte viktima, pa dhënë detaje. Aeroporti ndërkombëtar i kryeqytetit u dëmtua rëndë, duke pezulluar fluturimet: çatia u shemb në shumë zona, duke shkaktuar panik midis pasagjerëve.

Lidhjet telefonike humbën brenda pak minutash, nën presion nga thirrjet e miliona venezuelianëve që jetonin jashtë vendit, të shqetësuar për informacion mbi të afërmit e tyre.

Furnizimet me gaz u ndërprenë gjithashtu për arsye sigurie. Njerëzit dolën në rrugë në gjendje shoku.

Vetëm tre orë pas katastrofës, presidentja e përkohshme Delcy Rodriguez, dukshëm e shqetësuar, iu drejtua popullsisë në televizionin publik, duke shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe bëri thirrje për unitet kombëtar:

Pas dy dridhjeve të para, patëm 20 lëkundje pasuese. Mesazhi im tani është të qëndrojmë të bashkuar dhe të qetë për të shpëtuar jetë. 32 viktima, 700 të plagosur.

Ndërkaq, u tërhoq alarmi për cunami. Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ofrojnë ndihmë. Kjo u njoftua nga presidenti Donald Trump.