Chris Pelkey ndërroi jetë si pasojë e një të shtënë me armë në rrugë në Arizona tre vjet më parë. Por me ndihmën e inteligjencës artificiale, ai u rikthye në fillim të këtij muaji në dënimin e vrasësit të tij për të dhënë vetë deklaratën e viktimës. Anëtarët e familjes thanë se përdorën teknologjinë në lulëzim për ta lejuar Pelkey të përdorte fjalët e tij, për të folur për incidentin që i mori jetën. Familja e tij përdori regjistrime zëri, video dhe fotografi të Pelkey, i cili ishte 37 vjeç kur u vra, për ta rikrijuar atë në një video duke përdorur AI-në. “Për Gabriel Horcasitas, burrin që më qëlloi, është për të ardhur keq që u takuam atë ditë në ato rrethana. Në një jetë tjetër, ndoshta mund të kishim qenë miq”-tha versioni i AU-së i Pelkey në gjykatë.
“Unë besoj në falje dhe në një Zot që fal. Gjithmonë kam besuar dhe ende besoj”-vazhdon versioni i inteligjencës artificiale. Teknologjia u përdor në dënimin e vrasësit të tij. Horcasitas tashmë ishte shpallur fajtor nga një juri, rreth katër vjet pasi Horcasitas qëlloi Pelkey pranë një semafori në Arizona. Gjyqtari i Arizonës që mbikëqyri çështjen, Todd Lang, dukej se e vlerësoi përdorimin e inteligjencës artificiale në seancën dëgjimore. Ai e dënoi Horcasitas me 10 vjet e gjysmë burg për akuzat e vrasjes së paqëllimshme.
“E adhurova atë inteligjencë artificiale, faleminderit për këtë. Mendoj se kjo ishte e vërtetë”-tha gjyqtari Lang. Paul Grimm, një gjyqtar federal në pension i tha BBC-së se nuk u habit kur pa inteligjencën artificiale të përdorur në dënimin e Horcasitas. Gjykatat e Arizonës, theksoi ai, tashmë kanë filluar ta përdorin inteligjencën artificiale në mënyra të tjera.
“Ne do ta mbështetemi inteligjencën artificiale rast pas rasti, por teknologjia është e papërmbajtshme”-tha ai. Disa ekspertë si Derek Leben, një profesor në Universitetin Carnegie Mellon, janë të shqetësuar për përdorimin e inteligjencës artificiale. Ndërsa Leben nuk e vë në dyshim qëllimin ose veprimet e kësaj familjeje, ai shqetësohet se jo të gjitha përdorimet e inteligjencës artificiale do të jenë në përputhje me dëshirat e viktimës.