Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati tha në komisionin e Jashtëm Kuvendor se rruga e Shqipërisë është vendimi i rëndësishëm i qershorit për integrimin europian. Megjithatë Bushati tha se qeveria nuk ka iluzione, se “ problemet tona do të zgjidhen sapo të hapen negociatat”. Referuar takimit të kreut të PD-së Lulzim Basha me deputetë holandezë, Bushati e cilësoi si “dikë që vjen paftuar, fut xixat e ikën”.