Drejtoresha për Ballkanin në Komisionin Europian, Genoveva Ruiz-Calavera është optimiste sa i takon të ardhmes europiane të Kosovës. Nga Prishtina ku takoi Kryeministrin, Ramush Haradinaj, zyrtarja kërkoi angazhim nga institucionet për të çuar përpara reformat, me theks sundimin e ligjit. Sa i përket vizave, Ruiz-Calavera tha se “Shumë shpejt, Bashkimi Europian do të dalë me një propozim, i cili mund ta bëjë liberalizimin realitet”. Ndërkaq, Haradinaj deklaroi se “Institucionet janë duke u marr seriozisht me këtë proces”.