Showbiz

Cardi B gati të lançojë një tjetër hit muzikor, këtë herë flet kundra medias

Reperja e famshme Cardi B së fundmi ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të ndarjes publike e njëkohësisht dramatike nga bashkëshorti i saj Offset.

Teksa ky i fundit përpiqet t’ja fitojë sërish zemrën, reperja duket se është e përqendruar vetëm tek karriera e saj muzikore. Nëpërmjet një video-je të postuar në rrjetin social Instagram, 26-vjeçarja paralajmëron një hit të ri.

Cardi shfaqet në një studio muzikore teksa këndon një pjesë të shkurtër të këngës së saj më të re dhe të gjithë presin me padurim të dëgjojnë versionin e plotë.

Ajo nuk e ka zbuluar datën e publikimit apo titullin e kësaj prurjeje por nga teksti kuptohet mjaft qartë se flet kundra medias e shtypit të shkruar që e ndjek atë kudo.