Celebrities Gossip Showbiz

Portieri i njohur në lidhje me Cardi B?/FOTO që po trazon rrjetin!

Portieri i Udinezes, Maduka Okoye, ka përfunduar në qendër të mediave rozë ndërkombëtare pas shfaqjes së tij në krah të reperes së famshme amerikane, Cardi B, gjatë një sfilate mode në Paris. Të dy u fotografuan të ulur pranë njëri-tjetrit në rreshtin e parë të aktivitetit. Si Okoye dhe Cardi B shfaqen të buzëqeshur dhe afërsia mes tyre ndezi menjëherë spekulimet për një lidhje të mundshme romantike.

Por jo vetëm kaq, pasi pak orë më vonë, portieri dhe reperja u panë sërish së bashku në tarracën e një restoranti në kryeqytetin francez. Zërat për një flirt të mundshëm u publikuan fillimisht nga “Page Six”, rubrika e njohur e spektaklit dhe “gossip”-it e “New York Post”. Megjithatë, deri më tani, as portieri i Udinezes dhe as ylli amerikan i muzikës nuk kanë konfirmuar se mes tyre ekziston një lidhje.

Rikujtojmë se Stefon Diggs ka komentuar për herë të parë raportin e tij me Cardi B pas pamjeve që u bënë virale muaj më parë dhe ngritën dyshime për tensione mes tyre. I pyetur nga mediat amerikane për statusin aktual të marrëdhënies me reperen, sportisti u shpreh se mes tyre ekziston ende respekt dhe mirëkuptim, pavarësisht spekulimeve të shumta. “Është nëna e fëmijës tim dhe kam shumë dashuri për të,” deklaroi Diggs, duke shmangur dhënien e një përgjigjeje të qartë nëse ata janë rikthyer apo jo si çift.

Sa i përket videos që qarkulloi në rrjet, ku Cardi B dukej e irrituar gjatë një bisede me të, Diggs nuk e konsideroi situatën si një konflikt serioz. Ai tha se nuk e sheh atë moment si një debat të vërtetë dhe theksoi se gjatë gjithë kohës kishte ruajtur qetësinë. Sipas tij, raporti mes tyre vazhdon të jetë pozitiv dhe komunikimi nuk është ndërprerë. Çifti kishte njoftuar ndarjen në fillim të vitit, vetëm disa muaj pas ardhjes në jetë të djalit të tyre. Megjithatë, në maj ata u panë sërish bashkë në publik, duke shkaktuar zëra për një ribashkim të mundshëm.