Drejtuesit e Federatës Italiane të Futbollit i ofruan rolin e trajnerit të Kombëtares, Carlo Ancelotti-t. Sipas mediave sportive italiane, Roberto Fabbricini dhe Alessandro Costacurta kanë zgjedhur ish-trajnerin e Juventus, Milan, Chelsea, Real Madrid, PSG dhe Bayern Munchen për të rindërtuar “axurrët” e shkatërruar pas disfatës ndaj Suedisë dhe mungesës në Botërorin Rus. Federata kërkon që Ancelotti të nisë punën me miqësoren ndaj Arabisë Saudite, më 28 Maj.