Tashmë është zyrtare. Skënderbeu përjashtohet me 10 vite nga Kupat e Europës. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv CAS, hodhi poshtë kërkesën e Skëndërbeut për pezullimin e vendimit të Uefa-s, që e përjashtoi me 10 vite nga kompeticionet Europiane për trukim ndeshjesh. Klubi korçar duhet të paguajë edhe një shumë prej 1 milion eurosh. Tashmë Kukësi, zë vëndin e Skëndërbeut dhe militon në Champions League.