Greqia do të ulet në tryezën e dialogut me dëshirën konkrete për arritjen e zgjidhjes në çështjen e emrit të FYROM. Deklarata e Ministrit të Jashtëm Grek u bë pak orë para takimit me homologun e vet maqedonas në Nju Jork. Nikos Kotzias i bëri thirrje Shkupit që të tregojë një prirje për realizëm dhe kompromis. Takimi për emrin e Maqedonisë do të zhvillohet sot në mbrëmje, në prani të të dërguarit të posaçëm të OKB-së, Mattheë Nimetz.