Politikë

Çështja “Tahiri”/ Prokuroria ankimon vendimin e Gjykatës

Prokuroria apelon vendimin e Krimeve të Rënda për Saimir Tahirin e ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Jaeld Çela. Ndaj ish-Ministrit të Brendshëm ranë të gjitha akuzat “Për trafik droge në bashkëpunim” e “Grup të strukturuar kriminal”, ndërsa u shpall fajtor “Për shpërdorim detyre”. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi me 5 vjet burg u ul në 3.4, që gjykata vendosi t’i konvertojë në 3 vite shërbim prove e në këtë periudhë nuk duhet të ushtrojë funksione publike. Për Tahirin, Prokuroria kërkonte 12 vjet burg. Një ditë më parë, ish-ministri ankimoi vendimin e Krimeve të Rënda.