Politikë

Ministri i Jashtëm reagon pas arkëmortit në protestë: Shqipëria 2030 ndërtohet me dialog, demokracia nuk ndërtohet me intimidim

Debati politik për arkivolin e vendosur para Kryeministrisë gjatë protestës së të shtunës ka vazhduar edhe këtë të dielë. Pas reagimeve të kryeministrit Edi Rama, i cili e krahasoi simbolikën e arkivolit me ngjarjet e 14 Shtatorit 1998, dhe ministrit Taulant Balla, që e cilësoi atë një akt të papranueshëm, ka reaguar edhe ministri i Jashtëm Ferit Hoxha

Përmes një postimi në rrjetet sociale Ministri shpreh keqardhje për transformimin e protestës “nga flamingot tek arkivoli” dhe se idea e rikthimit të një Shqipërie deja vu, është e papranueshme

Postimi i plotë i Ministrit Ferit Hoxha: 

Nga flamingot te arkivoli.

Nga mbrojtja e mjedisit te gjyqi publik.

Nga shqetësimi qytetar te papërgjegjshmëria.

Nga protesta paqësore te dhuna.

Nga vizioni për një Shqipëri të Re te rikthimi i një Shqipërie déjà vu – të vjetër, të kapërcyer dhe të papranueshme.

Quo vadis?

Demokracia, liria dhe të drejtat nuk janë të dhëna.

LEXO EDHE: Shqetësime shëndetësore për të arrestuarin që vuan nga epilepsia, ndërhyn ndihma e shpejtë tek gjykata e Tiranës

Ato janë fituar me mund, sakrifica dhe përgjegjësi. Janë fryt i dialogut, jo i intimidimit; i urtësisë dhe pjekurisë shoqërore, jo i imponimit.

#Shqipëria2030, ajo që ëndërronim e që duam, anëtare e Bashkimit Evropian, më e zhvilluara ndonjëherë, më demokratike dhe më e arritura në historinë e saj, mund dhe do të ndërtohet vetëm me punë, vizion dhe përkushtim.

Me rininë, me atë që sheh vetëm përpara, për të ndërtuar, sepse kemi ende shumë për të bërë.

Bashkë!”

LEXO EDHE: Lamallari reagon pas sulmit të Komisariatit: Dhuna u nxit nga dezinformimi i kritikëve gjithollogë dhe delirantëve revolucionarë