Presidenca e Këshillit dhe përfaqësuesit e Parlamentit Europian arritën një marrëveshje mbi propozimin për Sistemin Evropian të Informimit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS).“ Duke ditur se kush vjen në BE para se të vijnë në kufi, do të jemi më të aftë të ndalojmë ata që përbëjnë rrezik për qytetarët tanë”, u shpreh ministri i Brendshëm bullgar, Valentin Radev. ETIAS do të lejojë kontrolle paraprake dhe nëse është e nevojshme të ndalojë autorizimin e udhëtimit për njerëzit e vendeve të treta në zonën Shengen.